"Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit"

“Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Kosovës që veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.

Kështu ka kërkuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka theksuar se këto tri kategori kanë nevojë më së shumti për ndihma.

“Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që këto tri kategori shoqërore mos ti anashkalojnë sepse kanë nevojë më së shumti për ndihmën e shoqërisë dhe përkrahjën shtetrore. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka parasyshë tejngarkesën financiare për të gjitha kategoritë e parapara në këtë pako, por nëse nuk do të përfshihën këto tri kategori të dala nga lufta e UÇK-së në skemat e kësaj pakoje, ndaj këtyre kategorive do të bëhët një padrejtësi e madhe shoqërore, do të anashkalohej një shtresë e shoqërisë që dha shumë dhe bëri shumë për Kosovën. Prandaj jam i bindur, unà « dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do ti përfshi kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së në pakon e miratuar për emergjenca fiskale”, ka shkruar Gucati në Facebook.