Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka thënë se është mëkat për qeveritë e kaluara se si nuk kanë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kullave të Familjes Jashari, të cilat sipas tij rrezikohen të rrënohen për shkak të mos konservimit të tyre.

Ai ka thënë se kullat e Familjes Jashari janë simbol i rezistencës, sakrificës, luftës së Familjes Jashari dhe popullit shqiptar për liri.

“Gjatë viteve 90 Familja Jashari u sulmua tri herë nga forcat ushtarake dhe policore serbe ku përdoren të gjitha mjetet e tyre ushtarake që ta ndalnin luftën e nisur për liri të Kosovës. Kullat e Familjes Jashari në Prekaz i rezistuan tankeve dhe artilerisë së forcave serbe gjatë luftës dhe sot i kemi dëshmi e luftës dhe dhunës së egër nga okupuesi serb që bëri mbi gjithë popullin e Kosovës. Falë sakrifices, rezistences dhe vepres se familjes Jasahari dhe gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për çlirim nga okupuesi serb u vu gurthemeli i shtetit të Kosovës”, ka shkruar ndër tjera Gucati në Facebook.

Në fund ai ka thënë se qeveria e Kosovës duhet sa me parë të bëj konservimin dhe restaurimin e këtyre kullave që në vete bartin histori. /21Media