Është duke u mbajtur seanca në Gjykatën Speciale ndaj kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Gucati në këtë seancë ka thënë se arrestimi s’i ishte konfirmuar deri në momentin kur EULEX-i ka hyrë brenda zyrës së tij.

“Nuk jam informuar deri ne momentin kur polica e EULEX-it ka ardhur ne zyrën time. Kanë mundur të më njoftojnë mua dhe unë do t’i kisha njoftuar vetë familjarët”, ka thënë ndër të tjera Gucati.

Ai tutje ka shtuar se familjen e tij e ka informuar pas një ore e gjysme. /21Media