Gucati: Si mundë të pranohet një ndihmë e tillë dhe ti jepet mundesia që ti bëjnë të ndihen human ndaj nesh

Gucati: Si mundë të pranohet një ndihmë e tillë dhe ti jepet mundesia që ti bëjnë të ndihen human ndaj nesh

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar për pranimin e 1000 testeve nga Serbia për diagonostifikimin e Covid-19.

Gucati ka thënë se ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar.

“Ne duke pritur kërkim falje nga Serbia për gjithë gjenocidin e kryer në Kosovë, si mundë të pranohet një ndihmë e tillë dhe ti jepet mundesia që ti bëjnë të ndihen human ndaj nesh. Ne asnjëherë nuk ishim në atë gjendje qe të shtrijm duart drejt tyre, nuk iu falet një gjë e tillë nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyret tona të humbura, nga nënat dhe motrat tona që kanë përjetuar tmerr nga po të njëjtit që sot shtiren kinse human ndaj nesh, ne presim që ta na i sjellin të gjithë të pagjeturit nga lufta, nuk presim dhe nuk pranojm asnjë lloj ndihme, ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar!”, ka shkruar Gucati në Facebook./21Media