Protesta e 9 korrikut në të gjitha komunat me nga 99 persona Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë nuk kanë hequr dorë nga protesta e 9 korrikut, por ajo do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës me nga 99 persona. Kjo protestë vjen pas propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit tw PDK-së Kadri Veseli. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale është politike dhe se do të kërkojnë nga Kuvendi që të mos i vazhdohet mandati./21Media

Protesta e 9 korrikut në të gjitha komunat me nga 99 persona

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë nuk kanë hequr dorë nga protesta e 9 korrikut, por ajo do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës me nga 99 persona.
Kjo protestë vjen pas propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit tw PDK-së Kadri Veseli.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale është politike dhe se do të kërkojnë nga Kuvendi që të mos i vazhdohet mandati./21Media