Kryetari i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme, e njëanshme dhe e dyshimtë.

“Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj, për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së, veteranë, invalidë, familjarë të dëshmorëve. Jemi mbledhur për t’i kundërshtuar akuzat e padrejta që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite me radhë….Veprimi i prokurorit është i pa drejtë, kjo Gjykatë është e pa pranueshme, e njëanshme dhe e dyshimtë. Ashtu siç dolëm fitimtarë në Hagë e në shumë procese, do të triumfojmë edhe në këto gjyqe.. Luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka thënë Gucati.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.