Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykates Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”, ka shkruar Gucati në Facebook.

22 vjet burg është dënimi që Gjykata e Prizrenit i ka shqiptuar Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë./21Media

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore…

Posted by Hysni Gucati on Monday, 22 June 2020