Guerot: Kujtoni të kaluarën dhe ndërtoni të ardhmen e Kosovës

Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka bërë të ditur se ka bërë homazhe atje.
Ai është shprehur se duhet kujtuar e kaluara dhe të ndërtohet e ardhmja e Kosovës.
“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeçar kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Kujtoni të kaluarën dhe ndërtoni të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori.
J’ai participé à la commémoration du massacre de Recak en 1999. Halim n avait que 14 ans quand il a été assassiné. Une victime parmi tant d’autres. Se souvenir du passé et construire l’avenir du Kosovo. pic.twitter.com/M41b1deAZu
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 15, 2023
Sot Kosova përkujton 45 martirët në Masakrën e Reçakut.
Masakrimi i tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, më 15 janar të vitit 1999, bëri që bashkësia ndërkombëtare të niste kthesën për çështjen e Kosovës.
Ambasadori asokohe i misionit të OSBE-së, William Walker, pa me sytë e tij dhe përjetoi tmerrin e shkaktuar nga Serbia./21Media