Guri: Kurti dhe LVV nuk ka interes ta zhbllokojë këtë situatë

Deputeti i LDK-së, Paris Guri pas dështimit të 32-të të konstitumit të Kuvendit ai tha se është e papranueshme që për herën e 32-të që të mos konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij LVV nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ku shtoi se është jashtëzakonisht shqëtësuese numri i deputetëve të vogël që po marrin pjesë në Kuvend.
“Është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet me u konstitu Kuvendi edhe me u zhblloku kjo situatë. Kryeministri në detyrë, LVV përpos që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ata tashmë e kanë parë tashmë nuk kanë interes as në pjesëmarrje në seancën e Kuvendit kështu që është jashtëzakonisht shqëtësuese numri i deputetëve të vogël që po marrin pjesë”, tha Guri. /21Media