Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kritikuar ashpër fuqitë më të mëdha botërore në dështimin për të punuar bashkarisht për ta zgjidhur krizën me koronavirus. Në një intervistë, ai u shpreh se raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë kurrë s’kanë qenë më jofunksionale.

“Tani jemi në një botë që nuk është më dy-polare, por as nuk është akoma shumë polare. Është kaotike në shumë aspekte. Fatkeqësisht, kjo mungesë e mirëkuptimit të ndërsjellë, kjo konkurrencë midis fuqive më të mëdha, është një brishtësi e madhe për Kombet e Bashkuara, por unë do të thoja për botën në përgjithësi”, deklaroi ai.

Dhe ai kritikoi vendet e pasura që s’po bëjnë sa duhet për të ndihmuar vendet më të varfra gjatë pandemisë./21Media