Guterres: Ukrainasit po durojnë një ferr të gjallë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se populli i Ukrainës po përjeton një ferr të gjallë dhe paralajmëroi se situata po bëhej më shkatërruese dhe e paparashikueshme çdo orë.
“Lufta nuk po shkon askund shpejt. Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht i papranueshëm, politikisht i pambrojtur dhe ushtarakisht i pakuptimtë.. është koha për të ndaluar luftimet dhe për t’i dhënë paqes një shans”, tha Guterres.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “prova të qarta” se forcat ruse kanë vënë në shënjestër qëllimisht infrastrukturën civile, spitalet dhe vendet e strehimit./21Media

Back to top button