Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në rrezik, Zidanen.

Zidane është duke kaluar në disa momente jo të mira ku është duke e gjetur vetën nën presion nga bordi i “Galaktikëve” pas një starti me humbje dhe barazim në Ligën e Kampionëve.

Ish mesfushori i Real Madridit Guti, po shihet si zëvendësues potencial i trajnerit nga Franca, ku përveç tij Xabi Alonso dhe Raul njëkohësisht të dy legjenda të Realit, po shihen si zëvendësues në rast të shkarkimit të Zidanes dhe në mos arritje të një marrëveshje me Guti.