“Gylsereni" kritikohet nga fansat

“Gylsereni” kritikohet nga fansat

Aktorja turke, Nurgul Yesilcay apo siç njihet nga publiku shqiptar si “Gylsereni”, nga seriali turk “Fatet e Kryqëzuara” është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj fotografi nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën duket shumë më ndryshe.

Mediat turke kanë raportuar se ajo ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, teksa këtë ndryshim të aktores nuk e kanë pritur mirë fansat të cilët kanë shkruar shumë komente negative për të, ata e kanë quajtur  ‘fytyrë të ënjtur’./21Media