Aktorja turke, Songül Öden, zemrat e publikut shqiptarë  i rrëmbeu me rolin e “Gymyshit”. Edhe pse ka kaluar kohë e madhe pas përfundimit të këtij serialit, fansat e saj ende kanë intereesim për aktoren.

41-vjeçarja së fund në një intervistë ka folur për operacionet plastike. Ajo ka treguae se e ka bërë operaicon hundën dhe ka bërë botox.

“Kam bërë operacion në hundë. Mendoja se nuk mund të merrja frymë për shkak të kockës në hundë. E bëra veten të besoja këtë fakt, por e vërteta është se nuk mund të marr frymë tani. Kam kursyer shumë para për operacionin në hundë, por nuk ishte i suksesshëm“‘, citohet të ketë thënë aktorja.

Ajo gjithashtu ka treguar se për shkak  rrudha rreth syve, ka bëtë botox në fytyrë për çka tani ajo është penduar, pasi që nuk mund të qesh shumë.

Kujtojmë se “Gymysh” ishte një ndër serialet më të pëlqyera për publikun i cili u transmetua edhe në ekranin e RTV21. /21Media