Sammy Hagar, dikur lider i grupit “Van Halen”, ka paralajmëruar bashkimin e anëtarëve kryesorë të bendit.

Hagar, i cili nuk ka luajtur me bendin që prej vitit 2004, është pyetur nga revista “Rolling Stone” rreth së ardhmes së bendit, pas deklaratës së këngëtarit David Lee Roth se grupi kishte marrë fund.

“‘Van Halen’ me shumë gjasa do të jetë në turne gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Hagar.

Në fund të vitit 2019 u raportua se bashkëthemeluesi i grupit dhe kitaristi kryesor Eddie Van Halen po luftonte me kancerin qe disa vjet, por Hager ka thënë se shëndeti i ish-shokut të bendit është përmirësuar.

Eddie kishte probleme shëndetësore, por kam dëgjuar se është këndellur. Lutem për atë djalë që e dua fort”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se këngët më të njohura të grupit janë: “Jump”, “Panama”, When It’s Love”, e shumë të tjera.