Hagë: Dëshmitari tregon rastin kur serbët ia rrahën gruan dhe djalin

Në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj Salih Mustafës. Dëshmitari i dytë i mbrojtjes në këtë rast, Ahmet Ademi ka rrëfyer për jetën e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë. I tregoi trupit gjykues për dhunën dhe maltretimet e tjera që forcat policore serbe kishin kryer mbi të dhe familjen e tij. Ademi tha se ka punuar në Kryqin e Kuq deri në vitin 1997, ku pastaj është larguar nga puna nga regjimi serb. Tutje tha se ka shërbyer në mënyrë ilegale për të ndihmuar familjet shqiptare gjatë luftës./21Media

Back to top button