Pjetër Shala tha se akuzat ndaj tij i duken qesharake

Pjetër Shala tha se akuzat ndaj tij i duken qesharake

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë, u deklarua i pafajshëm. Tha se akuzat që janë ngritur ndaj tij i duken qesharake. Ai gjatë kësaj seance gjyqësore kritikoi për mënyrën e sjelljes së tij në gjykatë duke thëne se nuk ka pasur nevojë të arrestohet./21Media