Hagë: Nasim Haradinaj nesër para Gjykatës
14 Dhjetor 2020
Hysni Gucati në cilësinë e të akuzuarit do të paraqitet para Gjykatës me 18 dhjetor
Hysni Gucati në cilësinë e të akuzuarit do të paraqitet para Gjykatës me 18 dhjetor
Gjykata Speciale në Hagë, ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Këtë e ka bërë të ditur avokati i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi.
Aktakuza ndaj tyre përmban katër pika të cilat kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, dhe me akuza konkrete që sipas Speciales ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.
Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt para trupit gjykues si i akuzuar mbahet me 15 dhjetor, ndërsa ajo e Hysni Gucatit me 18 dhjetor.(Përgaditi– Fitore ADEMI )./21Media