Hahn: Anëtarësimi në BE siguron stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Hahn në forumin evropian në Vahau
Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johannes Hahn deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian siguron stabilitet në Ballkanin Perëndimor, por për këtë është e nevojshme që vendet e rajonit të përgatiten për hyrje.
“Stabiliteti në rajon mund të sigurohet vetëm nëse këto vende bëhen pjesë e BE-së, por për këtë nevojiten përgatitje, në kuptimin e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”, tha Hahn në forumin evropian në Vahau.