Janë shkarkuar kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari financiar i Postës së Kosovës

Janë shkarkuar kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari financiar i Postës së Kosovës

Ministrja në detyrë e Meptinis-it, Rozeta Hajdari ka njoftuar se sot me vendim të Bordit të përkohshëm të Drejtorëve të Postës, janë shkarkuar kryeshefi ekzekutiv Shefqet Avdija dhe zyrtari kryesor Financiar, Behxhet Maliqi.

Sipas saj, kjo erdhi pas degradimit dhe humbjeve që pësoi kjo ndërmarrje, sidomos në tri vitet e fundit.

“Sot janë shkarkuar kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar në Postën e Kosovës. Ky shkarkim ëahtë bërë me qëllim të ndaljes së degradimit. Ajo ishte degraduar mjaft shume në tri vitet e fundit”, tha ajo.

Kryesuesi i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Posta e Kosovës, Mentor Arifaj tha se janë përfshirë 17 gjetje të shkeljeve nga auditori i jashtëm.

Arifaj tha se bordi nuk ka marra ende ndonjë vendim sa i përket pagave në Postën e Kosovës. Ndërkohë, ai theksoi se paga mesatare këtu është mbi dyfish se sa duhet të jetë.

E sa i përket uzurpimeve të pronave u shpreh se “ne do të kërkojmë nga zyra ligjore, t’i procedojë dhe ti shtyjë ato procese”.