Hajnat ia grabisin çantën menaxheres së marketit
8 Dhjetor 2020
Menaxherja e një marketi në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ishte nisur për të dorëzuar të hollat në bankë, por rrugën ia zunë hajnat të cilët ia grabitën çantën.
Siç rrëfeu ajo për policinë, grabitësit kishin shtënë me armë zjarri .
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhojë të plumbave.
Rastin në polici e ka raportuar punëtori i sigurimit të marketit, dje pas orës 9:00./21Media