Hajnat për 28 nëntor ia mësyejnë marketeve

Një grabitje e armatosur dhe një vjedhje nëpër markete kanë ndodhur dje në Kosovë.
Tre punëtorë të një marketi në Gjilan, kanë raportuar se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ua ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të ata gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar si dhe iu është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë.
Ndërsa, në Policinë e Kosovës më 28 nëntor është raportuar se ka ndodhur edhe një rast i vjedhjes në një market në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një market kishte arrit të vjedhë gjësende”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës.
Me vendim të prokurorëve pas intervistimit dy të dyshuarit për rastet e ndara (grabitje, vjedhje) janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button