Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Një person nga Lipjani, ka raportuar dje në polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe duke hapur derën me forcë.
Ai ka raportuar se i janë vjedhur 600 euro dhe stoli ari.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button