Hajnat vjedhin arkën me para në një xhami

 

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në xhaminë e fshatit Vitomiricë të Pejës, dhe kanë vjedhur para të gatshme nga arka.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:30 të mëngjesit.

“Është raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur arkën me para, që shërben për qështje fetare”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media

Back to top button