Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në Vushtrri. Në një shtëpi të këtij qyteti, siç raportohet hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë./21Media