Hajnat vjedhin stoli e para në një shtëpi në Graçainicë

Disa persona të panjohur kanë hyrë më forcë në një shtëpi në Graçanicë duke arritur të vjedhin gjëra të vlefshme.

Rastin në Polici e ka raportuar një femër e cila ka deklaruar se i janë vjedhur stoli dhe para të gatshme.

“Raportohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së ankueses femër serbe dhe nga aty kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe para të gatshme”, shkruhet në njoftim.

Nuk raportohet për persona të dyshuar, përderisa Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button