Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë lidhur me këtë rast

Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë lidhur me këtë rast

Hajnat nuk kanë kursyer as kompaninë “Pastrimi”. Ata kanë thyer një mur të ndërtesës të kësaj kompanie dhe nga aty kanë vjedhur dy arka. Në njërën kishte para ndërsa në tjetrën kishte disa dokumente.

Këtë që ka ndodhur në këtë kompani e ka konfirmuar për Kp drejtori Feim Salihu.

Sipas tij dje kanë ardhur në zyre dhe kanë vërejtur se është thyer muri dhe mungojnë dy arka.

“Në njërën arkë kanë qenë rreth 1 mijë euro ndërsa në tjetrën disa dokumente. E kemi hap rastin në Polici, policia ka qenë këtu ka marr të dhëna si dhe disa pamje nga kamerat e sigurisë”, tha Salihu.

Ndërkohë që Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë lidhur me këtë rast. Sipas Salihut supozohet se ngjarja ka ndodhur të shtunën natën