Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar me fletëthirrje për paraqitjen e parë në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar me fletthirrje për paraqitjen e parë në Hagë.

Kujtojmë se, dje, gjatë gjithë ditës, Kuçit i është bastisur shtëpia.

”Hajredin KUÇIT i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dha ZPS-së mbështetje operacionale dhe logjistike, dhe Policia e Kosovës dha mbështetje operacionale. ZPS-ja e merr pengimin e drejtësisë jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që përfshihen në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e ZPS-së./21Media

Back to top button