Hajrizi: Takimi i Kurtit me Macron nuk pati vëmendjen e mediave franceze

Analisti politik Selam Hajrizi, në një lidhje direkte nga Parisi në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se mediat franceze aktualisht janë të përqendruara kryesisht në zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, takimi ndërmjet Albin Kurti dhe Emmanuel Macron nuk ka marrë pothuajse asnjë vëmendje në mediat franceze. “Vizita e Kurtit nuk është përmendur fare në asnjë medium francez”, theksoi Hajrizi.

Ai gjithashtu shtoi se nuk beson qe takimi Kurti-Macron të ketë zgjatur dy orë.

Ai shtoi se fokusi kryesor i mediave në Francë mbetet lufta në Iran./RTV21/21Media

Back to top button