Nesër do të mbahet seanca dëgjimore për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që u arrestua të premten, për keqpërdorim të detyrës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, i cili deklaroi se ato çka i ka thënë prokuroria për këtë rast nuk janë të vërteta.

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, në ora 10:00.

“Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje. E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtesia…!”, ka bërë të ditur ndër të tjera Berisha.