Sot do të mbahet seanca dëgjimore për kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën që u arrestua për keqpërdorim të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka thënë se ato çka i ka thënë prokuroria për këtë rast nuk janë të vërteta.

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, në ora 10:00.

“Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje. Neser kemi shume per te thene! Mbani mend: E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtesia…!”, ka shkruar Berisha.

Të premten në mbrëmje është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. Raportohet se ai është arrestuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare./21Media