Hale do të takohet me zyrtarët e lartë shtetërorë serbë

Hale do të takohet me zyrtarët e lartë shtetërorë serbë

Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, sot do të qëndrojë në Serbi, ndërsa nesër do të vizitojë Kosovën.

Në Beograd, Hale do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë me të cilët do të bisedojë për raportet bilaterale dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, gjatë vizitës në Kosovë, zyrtari amerikan do të diskutojë me liderët e lartë shtetërorë për shansin historik që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje.

David Hale dje në një intervistë për portalin serb “Danas” ka thënë se ka gjasa që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet, por vetëm nëse vazhdon dialogu. Sipas Hale, SHBA-ja nuk ka ndonjë recetë për zgjidhjen e çështjes dhe thekson se vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta gjejnë zgjidhje. Hale më tej ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta diktojnë rezultatin përfundimtar.