Halimi: Alarmuese implikimi i kryeministrit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me pretendimet e deputetit të VV-së, Haki Abazi i cili ka thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
Ajo ka thënë se është shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse, dhe sipas saj implikimi i vet kryeministrit në këtë rast.
“Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka kërkuar veprimin të menjëhershëm të Prokurorisë lidhur me këtë rast.
“Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti.”, ka shkruar ajo.
 

Back to top button