Halimi: LVV do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutes

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se partia e kryeministrit Albin Kurtit do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutes.

“Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik. Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike. Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë. Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!”, shkroi Halimi në Facebook.

Komente e saj erdhën pasi Gjykata Kushtetuese sot hodhi poshtë disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë. /21Media

Back to top button