Halle Berry është penduar që ka pranuar të luajë rolin e një transgjinori në filmin e ardhshëm, pasi u bë objektivi i zemërimit në internet javën e kaluar.

Duke folur në Instagram Live, aktorja amerikane, 53 vjeçe, zbuloi se ajo ndoshta ‘po luante rolin, duke nxitur reagime masive’.

Në Twitter të hënën në mbrëmje, Halle kërkoi falje për ‘vërejtjet’ që iu drejtuan asaj dhe pranoi se ajo nuk duhet ta kishte ‘konsideruar këtë rol’ në radhë të parë.

Si një grua cisgender, tani e kuptoj që nuk duhet ta kisha konsideruar këtë rol, dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë pa dyshim mundësinë për të treguar rrëfimet e tyre“, deklaroi ajo.

Unë jam mirënjohëse për udhëheqjen dhe bisedën kritike gjatë ditëve të kaluara dhe do të vazhdoj të dëgjoj, edukohem dhe mësoj nga ky gabim. Unë zotohem të jem një aleat në përdorimin e zërit tim për të promovuar një përfaqësim më të mirë në ekran, përpara dhe pas kamerës,” përfundoi aktorja.