Piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton sot në Grand Prix-in e Portugalisë theu rekordin që më parë e mbante legjenda gjermane e Ferrarit, Michael Schumacher, 92 fitore në karrierë.

Lewis Hamilton trimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.

Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton.

”As mund ta imagjinoja që në ditë do isha këtu ku jam sot“, tha Hamilton i emocionuar.

Hamiltonit i mbetet tashmë edhe një rekord tjetër: ai i 7 titujve në Formula 1.