Hamza: Heqja e masave është vendim i vonuar, qytetarët s’do të duhej të ndëshkoheshin shkaku i papërgjegjësisë së Qeverisë

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është një vendim i vonuar, por i mirëpritur.

Ai ka thënë se këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të Qeverisë Kurti me aleatët.

Hamza ka thënë se qytetarët nuk do të duhej të ndëshkoheshin “për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë”.

“Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane. Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë. Si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces”, ka shkruar Hamza.

Back to top button