“Mbi bazën e analizave të sakta do të marrim veprimet konkrete”

“Mbi bazën e analizave të sakta do të marrim veprimet konkrete”

Partia Demokratike e Kosovës është duke e analizuar vendimin e ri të qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes. Pas kësaj pritet ta dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për medie. Ai tha se primare për deputetët është që të respektohet ligji dhe Kushtetuta./21Media