Hamza uron Pashkët: Për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë.
Në urimin e tij, Hamza shprehet se së “bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë”.
“Në këtë të diel të Pashkëve katolike, ua uroj festën të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë. Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë. Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”, ka shkruar i pari i PDK-së.