Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e ditëlindjes së djalit Hamzës, i cili mban emrin e gjyshit të tij e ka uruar me fjalë të veçanta.

I pari i Skënderajt kujtoi vitin 2002 që katër vite pas rënies heroike të familjes, erdhën në jetë, vajza e tij Feridja dhe djali Hamëza i ri, të cilët ia mbushën zbrazëtinë që Bekmi thotë e kishte brenda vetës, e që fëmijët i dhanë në atë kohë fuqi për të vazhduar tutje.

“Hamza i ri po rritej shpejtë, e bashkë me të edhe lumturia e harmonia jonë familjare. I përkëdheluri ynë, tani po rritet e edukohet nën frymën patriotike, duke u ndier krenar me gjyshin e tij dhe familjen e gjerë, duke shfaqur gatishmëri që në çdo kohë t’i dalë në mbrojtje shtetit tonë. I dashur bir, sot po mbushë 18 vite jetë dhe kështu po hynë në një fazë tjetër të jetës, ku kërkohet nga ti vendosmëri, kujdes dhe përgjegjësi për veprimet që bënë”, ka shkruar ndër të tjera Bekimi në Facebook. /21Media