Reperi i njohur Mozzik po shijon pushimet me partneren e tij Loredana dhe vajzën Hana.

Në rrjetet e tyre sociale, çifti kanë ndarë fotografi të ndryshme nga udhëtimi në Dubai,  një prej shtatë Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik.

Në Instagram, ku ka mbi 1.6 milionë ndjekës, Mozzik ka ndarë disa fotografi me vogëlushen e tij, teksa shihet buzëqeshur dhe i lumtur pranë saj, shkruan rtv21.tv

“Vajza e babit”, ka shkruar në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e tyre private. Ndarja e çiftit bëri shumë bujë dhe po ashtu deklaratat e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Pas verës së 2020-tës, dyshja publikuan disa forografi nga ambientet e së njëjtës shtëpi, duke treguar për ribashkimin e tyre./21Media