Federata e Basketbollit e Kosovës njoftoi të gjitha klubet se nga sot (10 gusht) do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendorë.  Afati kalimtar do të mbyllet më 7 shtator.

Ndërkaq, më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.

Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.