TTK fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë të aplikojnë

TTK fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë të aplikojnë

Teatri Kombëtar i Kosovës (TTK) hap aplikimin për programin “Skena e Vogël e Vogël” 2019, program ky i cili i mundëson artistëve të realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike.

Aplikimi për këtë program fillon nga data 15 nëntor dhe qëndron e hapur deri më 5 dhjetor, shkruan rtv21.tv

“Në kuadër të këtij programi, Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë, dhe artistët e tjerë të Teatrit, që të aplikojnë me idetë e tyre në Programin “Skena e Vogël e Vogël”, thuhet në komunikatë.

Teatri Kombëtar ka bërë të ditur edhe kushtet që duhet plotësuar për këtë program:

Idetë duhet të prezantohen në formën e një koncepti deri në më së shumti katër faqe dhe duhet të përmbajnë informata për dramën/tekstin, autorët, ekipin e shfaqjes, konceptin artistik, buxhetin dhe CV e udhëheqësit të projektit.

– Teatri Kombëtar i Kosovës do të përzgjedhë deri në tre (3) koncepte për vitin 2019, për t’u realizuar si shfaqje në skenën e vogël të këtij institucioni.

– Shfaqjet e realizuara në kuadër të këtij programi do të jenë pjesë e repertorit të rregullt të këtijinstitucioni.

– Teatri Kombëtar mund të ndajë deri në 20.000 (njëzetmijë) Euro për një projekt (për të gjitha shpenzimet që mund të dalin nga ai projekt). Planifikimi financiar finalizohet në bashkëpunim me menaxhmentin TKK.

– Konceptet duhet të dërgohen nëpërmes postës elektronike në këtë adresë: [email protected], me subjektin Koncept për Programin “Skena e Vogël e Vogël 2019”.

– Afati i fundit për aplikim është data 5 Dhjetor 2018.

– Teatri Kombëtar i Kosovës do t’i informoj vetëm aplikantët e koncepteve të përzgjedhura për negociata të mëtutjeshme.

– Teatri Kombëtar i Kosovës në marrëveshje me udhëheqësit e koncepteve të përzgjedhura do t’i definojnë çështjet tjera organizative dhe administrative.

Me anë të programit “Skena e Vogël e Vogël” 2019, Teatri Kombëtar i Kosovës ka për qëllim që t’i mbështesë idetë kreative, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës, duke kontribuar kështu në prodhimtarinë teatrore në përgjithësi, por që mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni./21Media