Në Pejë hapet ekspozita e parë “Gjurmët Kosovë” e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha. Dhjetëra piktura në forma e ngjyra jete të nëpër gjithë Kosovën e përbëjnë ekspozitën “Gjurmët Kosovë” të akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha.

Kjo eskpozitë me të cilën Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, hapi Manifestimin e Përvitshëm Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020” do të qëndrorë e hapur për dy javë në Galerinë e Arteve në Pejë.

Me rastin e hapjes kuratori i ekspozitës, Naser Shatrolli është shprehur se filozofia e burimit ideor e artistik i ekspozitës ndërtohet mbi njollat e mbetura të lapsit arkitektonik të një qytetarie të vjetër e cila siç thotë ai në kuptimin e peshës trashëgimore do të matej me ngjyrat e tokës.

Ai ka theksuar se ekspozita e Hoxhiqit prek gjenezën e kulturës shqiptare.

Për eskpozitën ka folur edhe drejtoresha e Kulturës në komunën e Pejës është, Syka Kelmendi.

Kelmendi e cila fillimisht priti në zyrë të saj përfaqësuesit e “TEUTËS” derisa sa theksoi se Peja mbështetë bashkëpunimin ndërkufitar.

Ndërsa shkrimtari dhe themelues i “Tetarit Shqiptar në Amerikë”, Xhevat Limani tha se Peja dhe “TEUTA” janë shembulli se si duhet prezantuar kultura.

Ndërsa akademiku Zuvdija Hoxhiq Berisha shkak i COVID-19 nuk mundi të jetë pjesë e kësaj ekspozite, por që ai zgjodhi një letër falënderuese nëpërmjet së cilës përveç se ka falënderuar për ekspozitën thotë edhe se Pejën e do dhe e përjeton si atdhe.

Ndërkaq, “TEUTA” ua dhuron pikturat institucioneve mbështetëse./kp