Në Tokio është hapur një ekspozitë e veçantë, në një ambient saune të ndërthurur me teknologjinë. Kjo shfaqje u lejon vizitorëve të “përjetojnë artin në gjendjen e tyre më të mirë mendore”.

Njerëzit duhet të veshin rroba banje ose veshje të përditshme për të hyrë në ekspozitën, e cila përmban shtatë sauna me temperatura të ndryshme, të ndriçuara në mënyrë atmosferike me ngjyra të theksuara.

Pas disa minutave relaks në nxehtësi, vizitorët bëjnë dush të ftohtë për të zgjuar shqisat dhe më pas mund të enden nëpër dhoma të ndryshme për t’u njohur me veprat e artit në të ashtuquajturën “sauna magjepsëse”.

Ekspozita, e quajtur “Reconnect: Art with Rinkan Sauna”, është shfaqja më e fundit nga grupi artistik japonez Lab, i cili bashkëpunoi me aplikacionin video TikTok në këtë projekt.

Vizitorët në hyrje marrin një fletë udhëzimi që i paralajmëron të mos “e teprojnë” në dhomat e saunës dhe të sigurohen që të pinë ujë shpesh. Atyre u kërkohet gjithashtu të mbajnë një maskë brenda ekspozitës, e cila do të qëndrojë hapur deri më 31 gusht.