​Hapet ekspozita “Udhëtim frymëzues i minatorëve

Një koleksion unik i mineraleve dhe kristaleve të Muzeut Shtetëror të Mineraleve Kristaleve të Trepçës është prezantuar përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
“Udhëtimi frymëzues i minatorëve” është emri i ekspozitës së autorit, Driton Avdiu dhe e njëjta do të qëndrojë e hapur deri më datën 24 të këtij muaji.
Kjo ekspozitë vjen në prag të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ka për qëllim të ndihmojë publikun që të njoh dhe vlerësoj kontributin e minatorëve të Trepçës në shtet ndërtimin e Kosovës.
“Kosova ka shumë kristale dhe në muzeun tonë gjenden ato, por ne kemi sjellë një pjesë të tyre në Muzeun Kombëtar të Kosovës qe të ju tregojmë sa të bukura janë ato”, ka thënë Ibrahim Musa nga Muzeu i Kristaleve.

Back to top button