Ministria e Kulutrës së Shqipërisë për herë të dytë ham fondin për mbështetje

Ministria e Kulutrës së Shqipërisë për herë të dytë ham fondin për mbështetje

Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare. “Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. “, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulutrës së Shqipërisë.

Sipas kësaj ministrisë suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe.
Ministria e Kulutrës bën të ditur se këtë vit do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave./21Media