Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se sot pas katër vjetësh shpallet konkursi për shkollim specialistik në lëminë e mjekësisë.

“Sot shpallim konkursin për 1034 vende për shkollim specialistik, një numër që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më sot në vendin tonë”, tha Zemaj.

Ai shtoi se konkursi është ndarë në dy kategori të specializimeve,.

“Në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike në interes nacional, specializime që janë të nevojshme në luftën kundër Covid-19 me që rast këta mjekë dhe specializantë të ardhshëm menjëherë do të kyçen në institucionet shëndetësore duke ndihmuar të cilët sigurisht edhe në këto ditë të vështira janë të dërmuar nga oraret e gjata”, tha ndër tjerash Zemaj.

Tutje ministri Zemaj tregoi se në kategoritë tjera janë lëmi tjera specialisitike të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me lutën kundër pandemisë.

Po ashtu Zemaj tha se rëndësi iu është kushtuar edhe Spitaleve Rajonale ku janë ndarë 100 specializime në lëmitë deficitare.

Ministri i Shëndetësisë u zotua se konkursi për shkollim specialistik do të hapet çdo vit

Ai po ashtu bëri të ditur se përveç konkursit kanë emëruar edhe komitete specialisitke për hartimin e programeve./21Media