Hapet panairi i punës në Ferizaj

Gjatë këtij panairi janë hapur afër 500 vende të reja të punës

Këtë të shtunë në Ferizajt, është hapur panairi i punës. Panairi i Punës u organizua nga Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatën Ndërkombëtare-GIZ.

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës ishte vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Hapjen e këtij panairi e ka bërë drejtori i Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport në Ferizaj Naim Ferati, i cili tha se kjo ngjarje lidhet me punësimin e të rinjve kosovarë dhe ferizajasve në përgjithësi. Ai tha se panaire të tilla të punësimit janë shumë të nevojshme me vet faktin se arrihet të punësohet një numër i konsiderueshëm i të rinjëve.

E nga ana tjetër drejtori i Qendrës për punësim në Ferizaj, Naim Gashi, tha se kjo qendër çdo ditë e më shumë po mund që t’ju del në ndihmë qytetarëve të Ferizajt, në mënyrë që edhe ata të kenë një vend punë. Ai tha se së fundmi është bërë edhe një websajt, ku punëkërkuesit mund të aplikojnë për të gjetur punë, por edhe komuniteti i biznesit mund të gjejë punëtore përmes këtij websajti.

U bë e ditur se në komunën e Ferizajt aktualisht janë të regjistruar si të papunë mbi 9 mijë, ndërsa vetëm gjatë këtij panairi janë hapur afër 500 vende të reja të punës.

Back to top button