Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të hap për vizitorë ish-burgun e Prishtinës, i cili ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah stacionit të policisë “Qendra”, në Prishtinë.

Ish-burgu do të hapet në ora 10:00 dhe do të shndërrohet në muze në të ardhmen. Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe ministrja Vlora Dumoshi.

Qeveria Kurti kishte miratuar vendimin për shprehje të vullnetit dhe interesit që ndërtesa e ish-burgut në Prishtinë, të shpallet muze.